Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Low vlerëson Kloppin: Po bën një punë shumë, shumë të mirë me Gjermaninë

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 17:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Low vlerëson Kloppin: Po bën një punë shumë, shumë të mirë me Gjermaninë
Ish-përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka shprehur vlerësimin e tij për punën e Jurgen Kloppit në krye të kombëtares gjermane, duke thënë se sheh shenja pozitive në fillimin e tij si trajner. Në një intervistë për televizionin “Bild”, kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 ka theksuar se Klopp po arrin t'u japë futbollistëve besim dhe po mundohet të ndërtojë një filozofi të qëndrueshme të lojës. “Ai po bën një punë shumë, shumë të mirë. U jep lojtarëve shumë vetëbesim dhe po përpiqet të zhvillojë një filozofi të qëndrueshme të lojës. Ke ndjesinë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”,ka deklaruar Löw. Megjithatë, 66-vjeçari ka kërkuar që pritshmëritë të mos jenë të tepruara, pasi Gjermanisë do t'i duhet kohë për t'u rikthyer në nivelin më të lartë. “Vetëm emri i tij nuk garanton gjithmonë sukses. Do të ketë ende disa pengesa para se të rikthehemi në atë nivel”, ka paralajmëruar ai. Löw ka shtuar se rezultatet e para nuk janë faktori më i rëndësishëm në këtë fazë, por koha që skuadra të krijojë një grup të konsoliduar dhe të kuptojë idetë e trajnerit. Sipas tij, nuk mund të pritet që një trajner të arrijë gjithçka brenda disa javësh, ndaj progresi i ekipit duhet të jetë treguesi kryesor i punës së Kloppit. Klopp mori drejtimin e Gjermanisë pas largimit të Julian Nagelsmannit, ndërsa synimi i tij është ta rikthejë kombëtaren në mesin e skuadrave më konkurruese në futbollin ndërkombëtar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar