Sport
Largimi nga IKMT, Afrim Qendro përmbyll mandatin: Këto janë sfidat dhe arritjet gjatë nëntë muajve në krye të institucionit
Reklamë e Sponsorizuar
Pas largimit nga pozicioni i drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qendro ka thyer heshtjen përmes një mesazhi mirënjohjeje, ku ka bërë një bilanc të punës dhe sukseseteve të shënuara gjatë periudhës 9-mujore në krye të këtij dikasteri.
Në reagimin e tij, Qendro ka vënë theksin te riorganizimi i strukturave njerëzore, ngritja e integritetit institucional të IKMT-së, si dhe frenimi i rreptë i objekteve pa leje. Ai ka evokuar gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) në funksion të çeljes së hapësirave të reja të punës dhe lirimit të akseve kombëtare. Një vëmendje e posaçme, sipas tij, i është kushtuar edhe standardeve të sigurisë në sheshin e ndërtimit, duke vënë njoftuar se gjatë mandatit të tij nuk është shënuar asnjë incident me pasoja fatale në këto zona.
Një tjetër angazhim parësor, sipas ish-kryeinspektorit, ka qenë shqyrtimi me përparësi i shqetësimeve dhe ankesave të qytetarëve, përfshirë ato çështje që kishin mbetur peng ndër vite pa marrë një epilog zyrtar.
Në mbyllje të mesazhit, Qendro ka nënvizuar se largohet me ndjenjën e përgjegjësisë së përmbushur dhe krenarisë për arritjet konkrete dhe objektivat e përcaktuara qartë gjatë këtyre nëntë muajve. Ai ka shtuar se puna e nisur duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe pas dorëheqjes së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: