Aktuale
Diaspora shqiptare në Austri mbledh mbi 50% të fondeve për selinë e re të Komunitetit Islam
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se përmes një tubimi humanitar të mbajtur në Vjenë, mërgata jonë ka siguruar më shumë se gjysmën e shumës totale të nevojshme për blerjen e godinës që do të bëhet seli e re e Komunitetit Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë (ALKIG).
Kjo ngjarje solidarizuese, e cila u zhvillua nën thirrjen “Një gur nga secili, një qendër për të gjithë”, mblodhi personalitete të ndryshme, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori i Diasporës pranë Kryesisë së BIK-ut, Ekrem ef. Simnica.
Sipas komunikatës zyrtare nga BIK, në këtë mbrëmje morën pjesë figura të shquara të jetës publike dhe kulturore, si dhe klerikë e drejtues të institucioneve fetare shqiptare nga vende evropiane si Italia, Gjermania dhe Austria.
Gjatë fjalës së tij në këtë manifestim, zyrtari i BIK-ut, Simnica, përcolli urimet dhe përshëndetjet e sinqerta të Myftiut Naim ef. Tërnava për këtë hap të rëndësishëm.
Në fund, ai shprehu mirënjohjen e tij për organizatorët dhe drejtuesit e ALKIG-ut, duke lartësuar punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur në mbrojtjen dhe pasurimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar të bashkatdhetarëve tanë në mërgim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: