Sport
Vllaznia ende pa trajner zyrtar, presidenti Xhaferi përfaqëson klubin në Forumin e Kopenhagës
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i futbollit Vllaznia ende nuk ka lëshuar një komunikatë zyrtare për të sqaruar situatën e stolin teknik, megjithëse kanë kaluar disa ditë që kur është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Edhe pse drejtuesit shkodranë nuk kanë zyrtarizuar ende ndarjen, procesi i shqyrtimit të kandidaturave për pasuesin e tij vijon në prapaskenë.
Megjithatë, presidenti i klubit, Alban Xhaferi, ka pezulluar përkohësisht angazhimet lidhur me emërimin e trajnerit të ri për të marrë pjesë në Forumin e Kopenhagës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur krenarinë për pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.
“Krenari dhe përgjegjësi të përfaqësoj KF Vllaznia në këtë forum të rëndësishëm, duke forcuar marrëdhëniet dhe pozicionin e klubit tonë në familjen e madhe të futbollit europian. Vllaznia, gjithmonë me ambicie përpara!”, ka shkruar Xhaferi në profilin e tij në Instagram.
Ndërkohë, në lidhje me zërat rreth pasuesit të mundshëm në stolin kuqeblu, në qarkullim është përmendur emri i teknikut rumuno-hungarez, Csaba Laszlo, i cili zotëron një karrierë të pasur ndërkombëtare.
Megjithatë, aktualisht çdo emër mbetet vetëm në kuadrin e spekulimeve, pasi mes palëve nuk ka ende asnjë marrëveshje apo zhvillim konkret.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: