Aktuale
Sulm me lëndë plasëse në Tufinë, shënjestër e njëjta lulishte brenda pak ditësh
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeqyteti është tronditur sërish nga një ngjarje kriminale, pasi gjatë orëve të natës është regjistruar një tjetër shpërthim me tritol në zonën e Tufinës, duke vënë në shënjestër një biznes privat lulesh.
Bëhet fjalë për dyqanin në pronësi të shtetasit Asllan Koçi, i cili ishte përballur me një sulm të ngjashëm edhe rreth dy javë më parë. Forcat e rendit kanë nisur një hetim të bashkuar për të dyja ngjarjet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorëve.
Sipas burimeve nga grupi hetimor dhe dëshmisë së vetë pronarit, pista kryesore e dyshimeve lidhet me konfliktet e djalit të tij me persona të tjerë, për shkak të detyrimeve financiare të krijuara nga bixhozi.
Në lidhje me ngjarjen, Policia e Tiranës ka dhënë informacionin paraprak zyrtar, ku specifikon se më 15 nëntor 2026, rreth orës 23:15, në Tufinë, në dyqanin e luleve në pronësi të shtetasit A. K., ka plasur një sasi e dyshuar lënde shpërthyese.
Për fat të mirë, nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme të lehta materiale, ndërkohë që grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e tjera policore, po vijon intensivisht punën në terren për të zbuluar motivet reale dhe për të vënë autorin para drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: