Sport
Skandali në SHBA: Ish-kampioni i NBA-së prangoset nga policia për dhunë në familje
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-basketbollisti i njohur amerikan dhe kampioni i dikurshëm i NBA-së, J.R. Smith, është vënë në pranga nga autoritetet policore në shtetin e Teksasit.
Ngjarja ka tronditur opinionin sportiv, teksa ish-sportisti po përballet me akuza të rënda lidhur me dhunën në familje. Sipas burimeve zyrtare, Smith aktualisht ndodhet i izoluar në Qendrën e Paraburgimit të “Hunt County”, ndërkohë që regjistrat e burgut dëshmojnë se autoritetet ende nuk kanë caktuar ndonjë masë garancie pasurore për lirimin e tij.
Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme në ligën më të fortë në botë, J.R. Smith ka mbajtur veshur fanellat e disa prej franchises më të njohura, duke përfshirë New Orleans Hornets, Denver Nuggets, New York Knicks, Cleveland Cavaliers dhe Los Angeles Lakers. Ai fitoj majën e karrierës së tij duke u kurorëzuar dy herë kampion i NBA-së, respektivisht në vitin 2016 me Cavaliers dhe në vitin 2020 me skuadrën e Lakers.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: