Politikë
Masë e re e Qeverisë: Ndalohet zyrtarisht tregtimi i energjisë elektrike me kompanitë serbe
Reklamë e Sponsorizuar
Ekzekutivi i Kosovës ka marrë vendim zyrtar për të ndërprerë çdo transaksion dhe blerje të energjisë elektrike nga kompanitë me origjinë nga Serbia.
Ky propozim-vendim është hedhur në votim gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar, ku ka fituar mbështetjen e plotë të ministrave.
Në fjalën e tij hyrëse para anëtarëve të kabinetit, kryeministri Albin Kurti theksoi se kjo masë ndërmerret si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj veprimeve të palës serbe, e cila ka bllokuar linjat ndërkufitare të dedikuara për qarkullimin dhe tregtimin e rrymës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: