Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres

Publikuar më: 13-07-2025 01:03
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana Siljanovska-Davkova. Begaj në njoftimin e tij ka bërë të ditur se ata kanë folur për bashkëpunimin bilateral, rajonal si dhe për integrimin evropian.Presidenti shqiptar ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët e të dy vendeve.Po ashtu, ai ka theksuar edhe se faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është urë lidhëse, i rëndësishëm, por edhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.Postimi:Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova.Folëm për bashkëpunimin. bilateral, rajonal dhe integrimin europian.Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona.Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur.Me forca të përbashkëta drejt progresit!
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu