Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Dramë në Maltë: Shqiptari gëlltit drogën për t'iu shmangur arrestimit, ndodhet në gjendje kritike

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 06:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një shtetas shqiptar 40-vjeçar po lufton për jetën në një spital në Maltë, pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi lënde narkotike në përpjekje për të shmangur arrestimin nga forcat e rendit. Ngjarja e rëndë është regjistruar të dielën, rreth orës 11:00, në rrugën Triq il-Ħalel në zonën e St. Paul’s Bay. Gjithçka nisi kur një patrullë policie ndaloi një automjet, pasi drejtuesi dhe pasagjeri ishin pa rripat e sigurimit. Gjatë kontrollit të ushtruar, autoritetet gjetën tek 40-vjeçari një dorezë metalike për grusht, si dhe lëndë të dyshuar narkotike. Në momentin kur efektivët tentuan t'i vinin prangat, shtetasi shqiptar shfaqi rezistencë të fortë dhe tentoi të arratisej. Gjatë konfrontimit fizik me policinë, dyshohet se ai gëlltiti një sasi të drogës që mbante me vete. Për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të shëndetit, ai u dërgua me urgjencë në spitalin Mater Dei, ku mjekët konfirmuan se ai ndodhet në rrezik për jetën. Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i automjetit, një 42-vjeçar po ashtu me shtetësi shqiptare, i cili u neutralizua nga policia teksa përpiqej të largohej nga vendngjarja. Gjatë përplasjes, një rreshtere policie pësoi lëndime të lehta dhe iu nënshtrua trajtimit mjekësor. Në cilësinë e provës materiale, autoritetet sekuestruan një sasi të konsiderueshme substance, e cila dyshohet të jetë kokainë, si dhe dy thika. Policia malteze ka nisur një hetim të detajuar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar