Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Alarm te Milani: Mike Maignan pëson dëmtim gjatë impenjimit me Francën

Redaksia Lajmetereja • 15-11-2026 22:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Alarm te Milani: Mike Maignan pëson dëmtim gjatë impenjimit me Francën
Lajme shqetësuese kanë ardhur nga kampi i përfaqësueses së Francës për klubin e Milanit. Portieri titullar i “kuqezinjve”, Mike Maignan, është detyruar ta lërë fushën e blertë për shkak të një dëmtimi gjatë përballjes së fundit ndërkombëtare. Problemi fizik për 31-vjeçarin ndodhi gjatë pjesës së parë, pas një kontakti të fortë me sulmuesin turk, Gul. Pas këtij përplasjeje, Maignan ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë, çka bëri që stafi teknik të vendoste zëvendësimin e tij menjëherë në fillim të pjesës së dytë, duke i lënë vendin portierit Restes. Në ditët në vijim, gjendja shëndetësore e gardianit francez do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të detajuara. Nëse ai nuk arrin të rikuperohet në kohë për sfidën e kampionatit ndaj Frosinones, të planifikuar për të dielën e 22 nëntorit, trajneri pritet t’ia besojë portën Torrianit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar