Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Kënga “Oj Kosovo, Kosovo” në aktivitetin e BE-së, ambasadori Bajrami kërkon sqarim urgjent

Redaksia Lajmetereja • 15-11-2026 22:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kënga “Oj Kosovo, Kosovo” në aktivitetin e BE-së, ambasadori Bajrami kërkon sqarim urgjent
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Përmes një reagimi, Bajrami ka kundërshtuar përfshirjen e kësaj kënge në një aktivitet zyrtar të organizuar nga Komisioni Evropian, duke theksuar se ajo nuk përfaqëson shkëmbim kulturor, por përcjell pretendime politike ndaj territorit të Republikës së Kosovës. Ai ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me mënyrën se si është përzgjedhur dhe miratuar ky repertor, transmeton "Bota sot". Reagimi i plotë i Agron Bajramit: “Në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe ‘Oj Kosovo, Kosovo’. Kjo nuk është shkëmbim kulturor. Kjo këngë përcjell pretendime të qarta politike mbi territorin e Republikës së Kosovës. Përfshirja e saj në një aktivitet zyrtar të Bashkimit Evropian, kushtuar zgjerimit, unitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, është e papranueshme. Republika e Kosovës pret një sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionerja Kos lidhur me mënyrën se si është përzgjedhur dhe miratuar ky repertor. Vlerat evropiane, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe besueshmëria e procesit të zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me dhënien e një platforme pretendimeve irredentiste kundër një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian”. At the opening concert of the EU Enlargement Forum in Brussels, organised by the European Commission under Commissioner Marta Kos, the Serbian nationalist song “Oj Kosovo, Kosovo” was performed. This is not cultural exchange. The song advances explicit political claims over the territory of the Republic of Kosova. Its inclusion in an official European Commission event dedicated to enlargement, unity and good-neighbourly relations is unacceptable. The Republic of Kosova expects an immediate clarification from the European Commission and Commissioner Kos on how this repertoire was selected and approved. European values, good-neighbourly relations and the credibility of EU enlargement cannot be reconciled with providing a platform for irredentist claims against an EU aspiring country.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar