Politikë
Skandali me barnat dhe materialet shpenzuese, QKUK pezullon nga detyra katër punonjës
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni Disiplinor pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndërmarrë masa ndëshkimore duke suspenduar katër punonjës, pasi gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje dhe parregullsi të theksuara në administrimin e barnave dhe materialeve shpenzuese mjekësore.
Këtë vendim e ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, gjatë raportimit në mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues të këtij institucioni.
Gjatë takimit, Bordi Drejtues ka kërkuar nga menaxhmenti qendror që të paraqesë raporte periodike në çdo mbledhje të ardhshme, për të ndjekur hap pas hapi ecurinë e proceseve disiplinore dhe masat konkrete që po ndërmerren.
Në fund, nga SHSKUK kanë theksuar se institucioni mbetet i përkushtuar në trajtimin me seriozitet maksimal të çdo rasti të ngjashëm, duke vepruar në përputhje të rreptë me ligjin për të rritur llogaridhënien dhe përgjegjësinë në menaxhimin e resurseve shëndetësore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: