Sport
Drama në çastet e fundit, Bujar Shabani i prish llogaritë e Lirisë në udhëtim ndaj Prishtinës së Re
Reklamë e Sponsorizuar
Liria e Prizrenit ka regjistruar një barazim zhgënjyes në transfertë përballë Prishtinës së Re, në kuadër të sfidës kryesore të javës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra e njohur prizrenase kaloi e para në epërsi falë një goli të shpejtë të sulmuesit Drin Ymeri, i cili u tregua i saktë qysh në minutën e 6-të të takimit për t'i dhënë avantazhin prej 0:1 ekipit të tij.
Të udhëhequr nga kryetrajneri Ismet Munishi, bardhezinjtë ishin vetëm pak sekonda larg arritjes së fitores së tyre të shtatë radhazi në kampionat, por këtë synim ua prishi mesfushori Bujar Shabani në minutën e parë shtesë të ndeshjes (90+1).
Shabani realizoi një perlë të vërtetë nga një distancë prej rreth 11-12 metrash, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës kundërshtare dhe vendosur shifrat përfundimtare 1:1. Gjatë këtij ballafaqimi, mysafirëve iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje.
Pavarësisht këtij hapi fals, Liria vijon të mbetet liderja e tabelës me 36 pikë të tubuara dhe një ndeshje më pak për të zhvilluar kundër Mitrovicës, ndërsa pozita e dytë mbahet nga Prishtina e Re, e cila tashmë numëron 33 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: