Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Përleshje masive dhe pesë kartonë të kuq, miqësorja mes amerikanëve dhe meksikanëve degeneron në dhunë

Redaksia Lajmetereja • 15-11-2026 13:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përleshje masive dhe pesë kartonë të kuq, miqësorja mes amerikanëve dhe meksikanëve degeneron në dhunë
Një ballafaqim miqësor mes New York Red Bulls dhe gjigantit meksikan América ka marrë një kthesë dramatike, pasi minutat e fundit të sfidës u shoqëruan me një dhunë të paprecedentë dhe një përleshje masive në fushën e blertë. Takimi, i cili u zhvillua në New Jersey në stadiumin Sports Illustrated, u mbyll me triumfin prej 1-0 të skuadrës amerikane. Megjithatë, rezultati sportiv kaloi në plan të dytë për shkak të incidenteve të rënda që shpërthyen në minutën e 85-të të lojës. Tensioni nisi pas një ndërhyrjeje të parregullt pranë zonës së rreptësisë. Ajo që filloi si një debat verbal mes protogonistëve, u shndërrua brenda pak sekondave në shtyrje fizike dhe më pas në goditje reciproke. Në konflikt u përfshinë lojtarë nga të dyja kampet, ndërkohë që pjesëtarët e stafeve teknike dhe futbollistët e tjerë u angazhuan për të qetësuar gjakrat. Një nga episodet më të shëmtuara të kësaj përleshjeje ishte goditja që futbollisti i New York Red Bulls, Andy Rojas, i dha në pjesën e prapme të kokës kundërshtarit të tij nga América, Dagoberto Espinoza. Pasi situata u vu nën kontroll, arbitri kryesor ndërmori masa drastike duke ndëshkuar me kartonë të kuq pesë lojtarë gjithsej. Nga radhët e vendasve u përjashtuan Ronald Donkor dhe Nehuen Benedetti, ndërsa te skuadra meksikane ndëshkimin maksimal e morën Emilio Lara, Ramón Juarez dhe Dagoberto Espinoza, duke bërë që të dyja skuadrat ta mbyllnin takimin me nga tetë lojtarë në fushë. Gjendja u tensionua edhe më shumë kur disa nga tifozët e pranishëm në tribuna nisën të hedhin sende të ndryshme drejt fushës. Pamjet filmike të kësaj përleshjeje bënë bujë të madhe në rrjetet sociale, ndërkohë që mbetet për t'u parë nëse Andy Rojas do të përballet me sanksione shtesë disiplinore për gjestin e tij. Në prononcimin e tij pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i New York Red Bulls, Michael Bradley, u mundua ta minimizojë ngjarjen, duke argumentuar se dëshira për të fituar është gjithmonë e pranishme te lojtarët, pavarësisht natyrës së ndeshjes. “Dëgjon njerëz që thonë se nuk ka miqësore të vërteta. Lojtarët ende duan të garojnë dhe të fitojnë, pavarësisht se çfarë lloj ndeshjeje është. Kjo është pjesë e futbollit në netë të caktuara”, u shpreh trajneri Bradley.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar