Sport
Momente të jashtëzakonshme në Peru: Ati i Shenjtë Leo XIV fluturon me helikopter ushtarak mbi Ande
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i Kishës Katolike, Papa Leo XIV, ka habitur opinionin ndërkombëtar gjatë udhëtimit të tij apostolik në Peru, duke ndërmarrë një veprim aspak tradicional për një pontif. Gjatë kësaj vizite, ai ka ndalur te Forcat Ajrore të vendit, ku është shfaqur në kabinën e pilotimit të një mjeti fluturues ushtarak krah ekuipazhit.
Më konkretisht, Ati i Shenjtë u bë pjesë e një fluturimi me një helikopter të tipit Mi-17 në qytetin Chiclayo, duke përshkuar një distancë drejt lindjes për afro 40 minuta në drejtim të zonës malore të Santa Cruz de Succhabamba, një terren që arrin lartësi mbi 6,000 metra.
Pamjet e shpërndara nga zyra e shtypit të Vatikanit dhe nga vetë Forcat Ajrore Peruviane dëshmojnë momentin kur Papa akomodohet në kabinë mes dy pilotëve. Në fotografitë e realizuara, ai shihet i përqendruar pranë dritares së mjetit fluturues, duke vëzhguar nga lart peizazhin e thyer dhe shpatet e maleve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: