Sport
Forma e shkëlqyer në Turqi dhe Kombëtarja: Rey Manaj merr vendimin e bujshëm për të ardhmen
Reklamë e Sponsorizuar
Mediat turke raportojnë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka bërë gati largimin nga radhët e Sivassporit, skuadër që luan në elitën e futbollit turk, duke synuar ndryshimin e ambientit që në sesionin e ardhshëm të merkatos dimërore.
Sulmuesi nga Lushnja po kalon periudhën më të artë të karrierës së tij sportive, teksa ka arritur të shënojë 10 gola dhe të dhurojë 2 asiste në vetëm 13 paraqitje kampionati me fanellën e klubit turk.
Megjithatë, problemet e vazhdueshme financiare brenda klubit dhe renditja e dobët në zonën e ftohtë të tabelës e kanë shtyrë lojtarin drejt vendimit për të kërkuar një sfidë të re sa më parë.
Ndërkohë, qendërsulmuesi kuqezi do të jetë sot në fushë me përfaqësuesen e Shqipërisë në ndeshjen kundër Bjellorusisë, e cila është e vlefshme për kuadrin e Ligës së Kombeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: