Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Harta demografike e Shkupit: Shqiptarët mbajnë shumicën në 13 komuna të rajonit

Redaksia Lajmetereja • 15-11-2026 13:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Harta demografike e Shkupit: Shqiptarët mbajnë shumicën në 13 komuna të rajonit
Analisti Faruk Nevzati ka dalë me një studim të detajuar historik dhe demografik që hedh dritë mbi peshën reale të shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë në dukje kontrastin e theksuar mes periferisë dhe zonave urbane qendrore. Mbështetur në shifrat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave, komuniteti shqiptar dominon numerikisht në 13 nga 17 komunat gjithsej që përfshin ky rajon. Në këtë zonë të përbërë nga 13 njësi vendore, numri i shqiptarëve arrin në 167.926 banorë, duke përbërë 43,29 për qind të popullsisë totali, krahas 141.874 maqedonasve. Këto shifra dëshmojnë se shqiptarët përfaqësojnë komunitetin mbizotërues, me një diferencë prej 26.052 banorësh më shumë. Pavarësisht kësaj epërsie në periferi, Nevzati vëren se në katër komunat e zemrës së qytetit – Qendër, Karposh, Aerodrom dhe Kisella Vodë – prania e shqiptarëve mbetet e kufizuar. Sipas vlerësimit të tij, kjo situatë përbën një paradoks historik, i cili i ka rrënjët tek orientimet e kaluara të planifikimit urban, investimeve shtetërore dhe politikave të pabarabarta ndaj popullsisë shqiptare. “Shkupi është më shumë se qendra e tij. Edhe historia e tij është më e gjerë se ajo që shohim sot në qendër!”, ka deklaruar ndër të tjera Nevzati.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar