Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Keqpërdorimet me barna: SHSKUK pezullon nga detyra katër zyrtarë në QKUK

Redaksia Lajmetereja • 15-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Keqpërdorimet me barna: SHSKUK pezullon nga detyra katër zyrtarë në QKUK
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka ndërmarrë masa disiplinore, duke suspenduar katër punonjës, pasi gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje dhe parregullsi në procesin e administrimit të barnave dhe materialit shpenzues në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ky vendim u mor nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së, pas zbulimit të mangësive në menaxhimin e këtyre burimeve jetike për pacientët, bëhet e ditur përmes një njoftimi zyrtar. “Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e tetë, të udhëhequr nga kryesuesi Dr. Faik Shatri, u njoftua për masat e para disiplinore të ndërmarra pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, njoftoi se Komisioni Disiplinor i QKUK-së ka marrë vendim për suspendimin e katër punonjësve në lidhje me parregullsitë e evidentuara.”, thuhet në njoftim. Gjatë kësaj mbledhjeje, Bordi Drejtues ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme që të paraqesë raporte periodike në çdo tubim mbi ecurinë e mëtutjeshme të procedurave disiplinore dhe hapat konkretë që do të ndërmerren. “SHSKUK do të vazhdojë trajtimin e çdo rasti me seriozitet dhe në përputhje me procedurat në fuqi, për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë institucionale në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues.”, thuhet tutje në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar