Sport
Përplasja verbale para supersfidës Spanjë – Angli: De la Fuente kundërpërgjigjet ndaj shqetësimeve të Tuchelit për racizmin
Reklamë e Sponsorizuar
Ndërkohë që bota e futbollit po bëhet gati për superpërballjen mes Spanjës dhe Anglisë, e cila do të luhet të dielën në mbrëmje në stadiumin “Metropolitano” të Madridit, tensionet janë rritur ndjeshëm jashtë vijave të fushës për shkak të deklaratave të dy përzgjedhësve, Luis de la Fuente dhe Thomas Tuchel.
Trajneri i kombëtares angleze ka ngritur alarmin mbi rrezikun e mundshëm të sjelljeve raciste nga tribunat, duke paralajmëruar se do t'u bëjë një thirrje të fundit lojtarëve të tij për zbatimin e rreptë të protokollit të UEFA-s kundër racizmit para se të nisë sfida.
Ky qëndrim nuk është pritur mirë nga homologu i tij spanjoll. Luis de la Fuente ka hedhur poshtë kategorikisht çdo shqetësim të tillë dhe ka dalë në mbrojtje të integritetit të vendit të tij, duke theksuar me bindje se Spanja nuk vuan nga ky problem.
Në këtë mënyrë, ky duel prestigjioz mes dy prej forcave më tëmëdha të futbollit evropian merr përmasa të reja edhe përtej aspektit thjesht sportiv. Krahas luftës për fitore dhe synimeve taktike në fushën e blertë, sytë e opinionit publik do të jenë të szeqëur edhe nga atmosfera dhe qasja e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: