Sport
Atmosferë festive te Kombëtarja para duelit vendimtar, Duka uron sulmuesin kuqezi për ditëlindje
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet vetëm pak orë larg sfidës kyç kundër Bjellorusisë, e cila do të përcaktojë edhe fituesin e Grupit 1 në Ligën C të Kombeve, por kampi kuqezi ka sot një arsye më shumë për të festuar.
Bëhet fjalë për ditëlindjen e sulmuesit Taulant Seferi. Lojtari i lindur në Kumanovë mbush sot 30 vjeç, një datë e shënuar që është shoqëruar me urime të ngrohta nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe kreu i saj, Armand Duka.
"Gëzuar ditëlindjen Taulant Seferi", ka qenë mesazhi i urimit i shpërndarë në rrjetet sociale përmes një postimi të përbashkët nga institucioni i futbollit dhe presidenti Duka.
Gjatë karrierës së tij me fanellën e Kombëtarja shqiptare, Seferi ka regjistruar deri më tani 28 paraqitje, duke kontribuar me 3 gola dhe 1 asistim. Debutimi i tij zyrtar me kuqezinjtë daton më 14 nëntor 2019, në ndeshjen kundër Andorrës, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: