Politikë
Vuçiq pranon bllokimin: Kurti nuk më lejon hyrjen në Kosovë prej vitesh
Reklamë e Sponsorizuar
Aleksandar Vuçiq është ndalur te vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimi i tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë. Gjatë prononcimit të tij, ai ka pretenduar se prej vitesh është i ndaluar të hyjë në territorin e Kosovës, duke shtuar se e njëjta masë vlen edhe për anëtarët e familjes së tij, qoftë edhe për qëllime private.
Sipas pretendimeve të tij, ky vendim vjen drejtpërdrejt nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar, e as dikush nga familja ime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, ka u shpreh ai.
Vuçiq ka përmendur gjithashtu se përfaqësuesit e Listës Studentore fillimisht kishin mohuar se po udhëtonin në cilësinë e përfaqësuesve politikë, ndërsa në njoftimet e mëvonshme u konfirmua se ata ishin pritur nga peshkopi Teodosije pikërisht si përfaqësues të kësaj liste.
“E dinin mirë dhe pikërisht për këtë e morën lejen, pikërisht sepse e dinin”, shtoi ai.
Në përmbyllje, ai u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë se për çfarë arsye u është dhënë drita jeshile përfaqësuesve të Listës Studentore për këtë vizitë dhe pse këta të fundit po marrin lëvdata të shumta nga Nenad Rashiq.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: