Aktuale
Harrison mbron me sukses kurorën në UFC-334, zhgënjen rikthimi i Amanda Nunes
Reklamë e Sponsorizuar
Amerikanja Kayla Harrison ka konfirmuar edhe një herë dominimin e saj në artet marciale mikse, duke ruajtur me sukses titullin e kampiones së botës në peshën “bantamweight” (62 kg). Ajo arriti të mbrojë kurorën e fituar në qershor, pas një paraqitjeje fantastike në oktagon.
Në ngjarjen e madhe UFC-334 të zhvilluar në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, Harrison mposhti me “submission” sfiduesen braziliane Amanda Nunes. Për ish-kampione e këtij divizioni, ky ishte një rikthim shumë i shumëpritur në kafaz pas një pauze prej tre vitesh.
Megjithatë, ky comeback nuk shkoi sipas planit për brazilianen. Harrison vulosi fitoren në mes të raundit të katërt përmes një kapjeje vendimtare pas qafe, duke e detyruar gjyqtarin të ndërpresë sfidën dhe duke i shkaktuar Nunes humbjen e gjashtë në karrierë.
Dueli ishte jashtëzakonisht intensiv dhe spektakolar, me të dyja luftëtaret që dhuruan shkëmbime të fuqishme grushtesh e shkelmash. Ndonëse Nunes tregoi grintë dhe zemër në kafaz, ishte Kayla Harrison ajo që menaxhoi më mirë situatën dhe bëri diferencën në fund.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: