Aktuale
Jepet fund ankthit: Gjendet në kryeqytet 31-vjeçari nga Ferizaj që ishte shpallur i zhdukur
Reklamë e Sponsorizuar
Pas katër ditësh kërkimesh intensive, është lokalizuar shëndet e mirë 31-vjeçari nga Ferizaj, i cili ishte raportuar si i zhdukur më 11 nëntor.
Sipas informacioneve zyrtare, i riu ishte larguar nga banesa e tij më 10 nëntor dhe prej asaj dite kishte humbur çdo kontakt, duke mos u kthyer më në shtëpi.
Operacioni i kërkimit ka marrë fund në orët e para të datës 15 nëntor, rreth orës 01:30, kur ai është pikasur në qytetin e Prishtinës. Pasi është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, ai është bashkuar sërish me familjen e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: