Sport
Rina Lipa shkëlqen si imazhi kryesor i parfumit të parë nga shtëpia e modës GCDS
Reklamë e Sponsorizuar
Rina Lipa, motra e yllit me famë ndërkombëtare Dua Lipa, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke u bërë fytyra zyrtare e fushatës së re të markës prestigjioze GCDS, e cila shënon debutimin e saj në industrinë e parfumerisë.
Modelja është përzgjedhur si ambasadorja e parfumit të parë të kësaj marke, të titulluar “Morso”. Ky emër nuk është i rastësishëm, pasi lidhet ngushtë me identitetin vizual të GCDS-së dhe dizajnin e njohur të takave në formë goje me dhëmbë të mprehtë, që u prezantuan për herë të parë në vitin 2022 dhe u kthyen në simbol të estetikës së guximshme të shtëpisë së modës.
Lidhja mes Rinës dhe kësaj marke ka nisur kohë më parë, kur ajo debutoi në pasarelat e GCDS-së në vitin 2022, e veshur me një fustan rrjetë vezullues. Ky bashkëpunim i ri është kurorëzuar nga drejtori kreativ, Giuliano Calza, i cili ka shprehur admirimin e tij për modelen në një intervistë për “La Repubblica”.
Calza ka vlerësuar aftësinë e Rinës për të ruajtur autenticitetin e saj pavarësisht ndryshimeve në imazh. “Më magjeps mënyra se si arrin të jetë njëkohësisht delikate dhe shumë e sigurt në vete”, u shpreh ai, duke nënvizuar se për këtë projekt të veçantë kërkonte dikë që jo vetëm do ta përfaqësonte parfumin, por me të cilin mund ta ndante këtë etapë të rëndësishme të markës.
Ky angazhim konfirmon se Rina Lipa po ndërton me sukses rrugën e saj në industrinë e modës botërore, duke u kthyer në një emër të kërkuar për projekte ndërkombëtare, përtej lidhjes së saj familjare me këngëtaren Dua Lipa.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: