Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Zhvillohet sot Maratona e Tiranës/ Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, akset rrugore që do të bllokohen

Redaksia Lajmetereja • 15-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zhvillohet sot Maratona e Tiranës/ Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, akset rrugore që do të bllokohen
Edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës ka nisur sot në orën 08:00, duke mbledhur rreth 5,800 garues në këtë aktivitet sportiv. Risi e këtij viti është përfshirja e garës prej 5 kilometrash, e cila synon të krijojë më shumë mundësi për pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë event. Për mbarëvajtjen e organizimit janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 efektivë policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës. Për shkak të zhvillimit të maratonës, deri në orën 16:00 do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. E gjithë Unaza e Vogël e Tiranës do të jetë e bllokuar për automjetet, ashtu si bulevardi “Zogu i Parë” dhe Bulevardi i Ri. Kufizimet përfshijnë gjithashtu segmentin nga sheshi “Skënderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, Rrugën e Kavajës, Rrugën e Durrësit, “Myslym Shyrin”, rrugët e zonës së ish-Bllokut, si dhe kryqëzimet që lidhin bulevardin me Rrugën e Elbasanit. Ndërkohë, zhvillimi i aktivitetit sportiv do të sjellë ndryshime edhe në transportin publik, pasi disa linja të autobusëve urbanë do të devijojnë itinerarin e tyre gjatë ditës së sotme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar