Sot tentimi i 43-të për konstituim të Kuvendit
Publikuar më: 07-07-2025 06:42
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në tentimin e 43-të me radhë për ta përmbyllur seancën konstituive.
Seanca pritet të vazhdojë në orën 11:00.
Vazhdimi paraprak është mbajtur të shtunën në mbrëmje pasi që kishe një alarm për bombë në Kuvend, i cili doli të ishte i rremë.
Në atë vazhdim vetëm 39 deputetë votuan pro formimit të komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin.
🔙 Kthehu