Cakolli: Çështja e votimit të fshehtë është shndërruar në burimin e bllokadës prej muajsh
Publikuar më: 07-07-2025 02:03
Hulumtuesi në IDK, Eugen Cakolli, kritikon përdorimin e votimit të fshehtë si “zgjidhje” në Kuvendin e KosovësHulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka kritikuar mbrotjes që deputetët e Vetëvendosjes po i bëjnë tenatives për të imponuar votimin e fshehtë.Në një postim në Facebook, Cakolli e ka cilësuar si “absurde” dhe “manipulim procedural” tentativën e vazhdueshme për të implementuar këtë mënyrë votimi, e cila sipas tij ka dështuar në 34 raste radhazi, shumë herë më shumë se ajo e hapur.Cakolli ka theksuar se është kontradiktor dhe jolegjerisht që Kuvendi po vazhdon të ngecë për shkak të këmbënguljes për votim të fshehtë, kur dihet që ky proces nuk ka prodhuar asnjë rezultat të prekshëm.Sipas tij, këmbëngulja për votim të fshehtë nuk është as e legjitime dhe as kushtetuese, pasi Kryesuesi i Kuvendit nuk ka autoritetin për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë seancave.Postimi i plotë:Si mund të quhet “zgjidhje” një procedurë që ka dështuar 34 herë radhazi, gjashtëfish më shumë sesa ajo e hapur?Është bërë tashmë e pakuptimtë, madje absurde, se si çdo ditë – herë nga një, herë nga një tjetër deputet i LVV-së – mbrohet pretendimi për votimin e fshehtë. Sidomos tani, kur vetë Kryesuesi, sipas instruksioneve politike, po e shet këtë si “zgjidhje” të bllokadës.Por faktet flasin të kundërtën.Po, është e vërtetë që kandidatja e propozuar nga LVV ka dështuar 6 herë me votim të hapur. Por, në anën tjetër, PLOT 34 herë të tjera Kuvendi ka ngecur ende pa hyrë në procedurë votimi, pikërisht për shkak të përpjekjeve për të kaluar në votim të fshehtë.Këto përpjekje, jo që nuk kanë prodhuar rezultat, por nuk janë as legjitime e as kushtetuese.Së dyti, duhet rikujtuar që Kryesuesi nuk ka kurrfarë diskrecioni e autoriteti për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë seancës. Mënyra e votimit, ndonëse si standard është e hapur, mund të jetë çështje diskutimi dhe vendimmarrje vetëm në takimin përgatitor të thirrur nga ish-Kryetari dhe grupet parlamentare, që këtë herë u mbajt më 8 prill. Kjo nuk mund të anashkalohet apo zëvendësohet me vendime të njëanshme e arbitrare gjatë seancës.Të këmbëngulësh për votim të fshehtë dhe ta shesësh si “zgjidhje”, kur në fakt është bërë burimi i bllokadës prej muajsh, është jo vetëm kontradiktore, por edhe manipulim procedural.Në vend të këtij manipulimi, do të duhej që vet Kryesuesi dhe partia të cilës ai i përket, të kthehen te parimet e konsensusit dhe kompromisit politik, duke respektuar vendimet e marra në mënyrë kolektive. Pikërisht kjo është esenca e aktgjykimit të fundit – që po injorohet qëllimisht.
🔙 Kthehu