Sport
Mundësi historike për Rolando Maran: Trajneri italian kërkon rekord të pabesueshëm me Kombëtaren kuqezi
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shqipërisë zbarkon mbrëmjen e sotme në fushë për të lënë pas dore sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, ku do të përballet në transfertë me San Marinon. Takimi, i cili do të zhvillohet në impiantin “San Marino”, është planifikuar të nisë në orën 20:45.
Kjo ndeshje vendos teknikun Rolando Maran përballë një sfide madhore dhe një historie të re, e cila deri më tani nuk është prekur nga asnjë trajner i huaj që ka drejtuar më parë kuqezinjtë në pankinë.
Nëse strategu italian triumfon dhe siguron tri pikët e plota në këtë transfertë, ai do të shkruajë emrin në histori si i vetmi trajner i huaj që regjistron dy fitore në dy ndeshjet e tij të para zyrtare, duke llogaritur këtu edhe triumfin 2-0 ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”.
Një sukses i tillë nuk është arritur kurrë më parë në historinë e Kombëtares, çka e ngarkon Maran me një përgjegjësi të madhe për të realizuar atë që paraardhësit e tij nuk e arritën, duke synuar kështu të fitojë edhe mbështetjen dhe zemrat e sportdashësve shqiptarë.
Në stadiumin e San Marinos, futbollistët kuqezinj do të japin maksimumin në fushë për të marrë fitoren e radhës dhe për të reflektuar një paraqitje pozitive, përfshirë edhe përmirësimin e bilancit të golavarazhit.
Ecuria e trajnerëve të huaj në dy ndeshjet e para zyrtare:
Sylvinho (2023): Humbje ndaj Polonisë (1-0), fitore ndaj Moldavisë (2-0).
Eduardo Reja (2019): Humbje ndaj Islandës (1-0), fitore ndaj Moldavisë (2-0).
Christian Panucci (2017): Fitore ndaj Lihteshtejnit (2-0), barazim ndaj Maqedonisë (1-1).
Gianni De Biasi (2012): Fitore ndaj Qipros (3-1), humbje ndaj Zvicrës (2-0).
Josip Kuze (2010): Barazim ndaj Rumanisë (1-1), fitore ndaj Luksemburgut (1-0).
Hans-Peter Briegel (2003): Fitore ndaj Rusisë (3-1), barazim ndaj Irlandës (0-0).
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: