Politikë
Reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit: Përballë tragjedisë së Arlindës, institucionet dështuan, ndërsa për kafshën u vu pranga
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur zërin përmes një reagimi të fortë publik lidhur me trajtimin e dy ngjarjeve të fundit nga organet kompetente: rastin e tragjedisë që i mori jetën Arlinda Zekajt dhe ndalimin e pronarit të një lope që kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka vënë në shënjestër qasjen e institucioneve, duke evidentuar disproporcionin alarmant mes mungesës së mbrojtjes për viktimën dhe shpejtësisë së reagimit ndaj pronarit të kafshës.
Duke e cilësuar këtë qasje si të papranueshme, ajo ka shprehur indinjatën e saj me fjalët: “Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë! Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga! Logjikë mesjetare. Drejtësi e përmbysur!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: