Aktuale
Nga nokauti sensacional te ringu gjerman: Arigon Avdimetaj kthehet sonte në aksion
Reklamë e Sponsorizuar
Boksieri i njohur shqiptar, Arigon Avdimetaj, i cili fëmnoi rrjetet sociale me nokautin e tij spektakolar ndaj kundërshtarit serb, do të rikthehet sonte në ring. Dueli i radhës do të zhvillohet në qytetin e Stuttgartit, në Gjermani, si pjesë e ngjarjes prestigjioze të boksit “Showdown for Legacy V”.
Në këtë sfidë, Avdimetaj do të matë forcat me boksierin nga Sllovakia, David Ligda, një përballje kjo që pritet të ngjallë interes të madh te publiku dhe të jetë ndër pikat kryesore të mbrëmjes sportive.
Spektakli do të ngasë siparin në sallën e njohur SCHARRena, ndërsa duelet e planifikuara në program do të nisin zyrtarisht duke filluar nga ora 17:30.
Përveç Avdimetajt, mbrëmja e madhe e boksit do të pasurohet edhe me paraqitjet e talentëve të tjerë shqiptarë të këtij sporti, ku spikasin emrat e Viktor Cakiqit dhe Ardian Krasniqit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: