Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kampionati i volejbollit: Partizani mposht Vllazninë pas një sfide të fortë në “Asllan Rusi”

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kampionati i volejbollit: Partizani mposht Vllazninë pas një sfide të fortë në “Asllan Rusi”
Kategoria e Parë e volejbollit për meshkuj ka hapur siparin e javës së shtatë të kampionatit mbrëmjen e së premtes, ku Partizani dhe Vllaznia janë përballur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri ka siguruar një fitore me rezultatin 3-1, në përfundim të një takimi spektakolar që zgjati saktësisht dy orë e dy minuta. Ndeshja ka prodhuar rivalitet të lartë në parket, falë edhe paraqitjes së skuadrës shkodrane, e cila udhëtoi drejt kryeqytetit me synimin e qartë për të shkaktuar surprizën. Të kuqtë e nisën më mirë takimin duke fituar setin e parë me shifrat 25-22, por sfida u tensionua në të dytin, i cili u vendos vetëm pas pikëve shtesë, duke u takuar Vllaznisë me rezultatin 25-27. Ekuilibri vazhdoi edhe në setin e tretë, i cili dhuroi një seri të gjatë barazimesh deri në shifrat 14-14. Më pas, kampionët në fuqi morën frenat e lojës në dorë, duke e mbyllur setin në favor të tyre 25-20 dhe duke rimarrë epërsinë 2-1. Seti i katërt pati një tjetër rrjedhë, me Partizanin që dominoi qartësisht në fushë, duke fituar 25-16 dhe duke vulosur suksesin e përgjithshëm 3-1. Në radhët e të kuqve, kontributin kryesor në sulm e dhanë Tyler Funk me 26 pikë, Norgen Baruti me 18, Lusian Krasniqi me 15 dhe Krist Martiro me 13 pikë. Në krahun tjetër, paraqitja e Daniel Guerrerës me 25 pikë dhe e Gilman Talanit me 14 pikë rezultoi e pamjaftueshme për të shmangur humbjen e Vllaznisë. Falë këtij rezultati, Partizani ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Vllaznia pozicionohet në vendin e pestë. Java e shtatë e kampionatit do të ulë siparin këtë të shtunë me dy takimet e radhës. Sfidat do të nisin në orën 16:00 në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës, për të vijuar në orën 17:00 me duelin ndërmjet Elbasanit dhe Erzenit. Për këtë xhiro, skuadra kryesuese e Studentit do të qëndrojë pushim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar