Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Publikuar më: 07-07-2025 02:02
“LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues” – kështu e përkufizoi deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, situatën aktuale në dritën e sabotimit të legjislaturës së nëntë nga deputeti i VV-së, Albin Kurti. “LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues. Në gjashtë seanca të hapura, Albulena Haxhiu ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në 34 tentativa për të formuar komisionin për votim të fshehtë.” Bajrami kujtoi se Gjykata Kushtetuese ka bërë të qartë se deputetët janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe jo sipas udhëzimeve të partive në pushtet. “Gjykata Kushtetuese ka sqaruar qartë se deputetët janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre e jo sipas direktivave të Albin Kurtit. Me 34 votime të dështuara, deputetët e kanë treguar hapur se janë kundër formimit të komisionit për votim të fshehtë, rrjedhimisht, kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit. Vetëvendosje mund ta përsërisë këtë skenar edhe dhjetë herë të tjera, por pyetja është: Çfarë arrihet me këto përpjekje të dështuara? E gjithë kjo qasje po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues, dhe kur kjo të ndodhë, pasojat do të jenë shumë më të rënda për të gjithë. Për këtë situatë, përgjegjësia bie plotësisht mbi LVV-në.”
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu