Sport
Optimizëm te Kosova para duelit me Izraelin, Zabërgja: Synojmë vetëm triumfin
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Baton Zabërgja, ka shfaqur besim të plotë në prag të ndeshjes së sotme kundër Izraelit, duke theksuar se ekipi është i mobilizuar për të marrë maksimumin.
Zabërgja u shpreh se grupi po kalon një momente shumë pozitive dhe dëshiron që këtë harmoni ta kurorëzojë me një sukses në fushën e gjelbër.
“Atmosfera është shumë e mirë dhe presim që këtë atmosferë ta përmbyllim me fitore. Përgatitjet kanë qenë në nivel dhe shpresojmë për fitore. Mendoj se duhet të jemi të fokusuar në ndeshjen e sotme. Do të sulmojmë që nga minuta e parë”, u shpreh ai.
Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit është planifikuar të nisë në orën 15:00 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: