Sport
Bashkëpunimi klimatik, Fitore Pacolli takon delegacionin estonez në COP31
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim dypalësh me kryesuesen e Delegacionit të Estonisë, Laura Remmelgas, në kuadër të punimeve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën, COP31.
Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një njoftimi publik, ku ka theksuar se fokusi i bisedimeve ka qenë te zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Estonisë në sektorët kyç të mjedisit, klimës dhe energjisë.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, sipas ministres, palët kanë ndarë praktika dhe përvoja të vlefshme lidhur me procesin e tranzicionit energjetik dhe promovimin e zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: