Sport
Debakli historik në Amsterdam, përzgjedhësi Jovanoviq: Situatë e papranueshme dhe shumë e rëndë
Reklamë e Sponsorizuar
Përzgjedhësi i Grecië, Ivan Jovanoviq, ka dalë me një prononcim për media pas disfatës katastrofale që kombëtarja helene pësoi në udhëtim ndaj Holandës me shifrat e thella 7:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit.
Kjo humbje radhitet si e treta më e rëndë në histori të futbollit grek, ndërkohë që një rezultat kaq thellësisht negativ me shtatë gola diferencë nuk ishte regjistruar prej 88 vitesh.
Pas këtij rezultati tronditës, tekniku serb në krye të Greqisë nuk i ka fshehur vështirësitë për ta komentuar situatën e krijuar.
“Mendoj se është ende herët për të thënë diçka. Të gjithë jemi ende, ndoshta jo të shokuar, por e gjithë kjo situatë nuk është aspak e këndshme. Kemi pësuar një humbje shumë të rëndë në çdo aspekt, si në pikë, ashtu edhe në garë. Nuk është e lehtë të mendosh menjëherë për ditën e ardhshme”, u shpreh Jovanoviq.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: