Sport
Pengesa burokratike nga FIFA, talenti i ri mbetet jashtë formacionit të Kosovës ndaj Izraelit
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Enis Rexhepit për sfidën e sotme kundër Izraelit, e cila do të nisë në orën 15:00 në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Shkak i kësaj mungese të papritur është bërë vonesa në plotësimin dhe dorëzimin e dokumentacionit përkatës në zyrat e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA.
Si pasojë e kësaj situate administrative, përzgjedhësi Franco Foda do të ketë në dispozicion një grup prej 23 futbollistësh për këtë përballje, ndërsa sulmuesi i ri do detyrohet ta ndjekë ndeshjen nga tribunat e stadiumit.
Megjithatë, qendërsulmuesi, i cili kohë më parë vendosni të braktisë kombëtaren U-19 të Shqipërisë për t'iu bashkuar Kosovës, pritet të jetë në planet e stafin teknik për sfidat e ardhshme.
Bëhet fjalë për ndeshjen e radhës ndaj Irlandës, si dhe për angazhimet e tjera zyrtare që do të vijnë gjatë vitit të ardhshëm, ku do të nisë edhe faza e ndeshjeve kualifikuese.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: