86 aksidente për një ditë në Kosovë

Publikuar më: 24-04-2025 12:08
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, u regjistruan gjithsej 86 aksidente. Sipas të dhënave të policisë, 25 prej tyre u regjistruan me persona të lënduar, derisa 61 të tjerë me dëme materiale. Po në këtë vazhdë kohore, Policia e Kosovës shqiptoi 2241 gjoba trafiku. U arrestuan 26 persona, derisa 15 u dërguan në mbajtje.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu