Sport
Kosova zbardh listën zyrtare kundër Izraelit, Foda lë jashtë talentin e Stuttgartit
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës ka zyrtarizuar pranë UEFA-s listën përfundimtare prej 23 lojtarësh që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Franco Foda për sfidën e sotme kundër Izraelit.
"Dardanët" do të presin sot kombëtaren izraelite në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duel ky i vlefshëm për xhiron e pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve, me fillim nga ora 15:00.
Në nisje të këtij grumbullimi, strategu gjerman kishte ftuar 27 lojtarë, ku përfshiheshin edhe tre fytyra të reja. Megjithatë, rrugës pati lëvizje në organikë, pasi Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani u liruan nga ekipi, ndërsa vendin e tyre e zuri Betim Fazliji.
Më vonë, dëmtimet detyruan që skuadrën ta lënë edhe Lumbardh Dellova e Ermal Krasniqi, duke ngushtuar numrin e futbollistëve të gatshëm në 24.
Duke qenë se rregulloret lejojnë regjistrimin e maksimumi 23 lojtarëve për ndeshjet zyrtare, tekniku Foda u detyrua të hiqte një emër nga lista përfundimtare.
Bëhet fjalë për sulmuesin 18-vjeçar të Stuttgartit, Enis Rexhepi, i cili ishte ndër risitë e kësaj fshirjeje në radhët e Përfaqësueses së Kosovës.
Përballë Izraelit, reparti i sulmit do të mbështetet te emra të njohur si Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Albion Rrahmani, të cilët janë të gatshëm për këtë përballje vendimtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: