Aktuale
Kujdes në Rekën e Keqe: KRU “Gjakova” ndalon përdorimin e ujit për pije pas turbullirës
Reklamë e Sponsorizuar
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” u ka bërë thirrje urgjente banorëve të zonës së Rekës së Keqe që të shmangin konsumimin e ujit, pasi testet e fundit laboratorike kanë evidentuar nivele të larta të turbullirës që tejkalojnë standardet e lejuara.
Përmes një njoftimi zyrtar, ndërmarrja ka kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet këtë udhëzim dhe të mos e përdorin ujin për pijesnie deri në një vendim të dytë.
Sipas udhëzimeve të kompanisë, ky kufizim do të mbetet në fuqi derisa të sigurohen dëshmifkat zyrtare se uji është rikthyer në parametrat e sigurisë për shëndetin e konsumatorëve.
Në fund, KRU “Gjakova” ka siguruar opinionin publik se banorët do të njoftohen në kohë reale për çdo zhvillim apo përmirësim të situatës në terren.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: