Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tentoi të grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, por pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se “po bënte shaka”

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një tentativë grabitjeje është raportuar mbrëmjen e së premtes në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 21:37, kur një person i maskuar është paraqitur në një pikë të derivateve dhe, nën kërcënimin e thikës, u ka kërkuar para dy punonjësve që ndodheshin në vendin e punës. Megjithatë, i dyshuari nuk ka arritur të marrë para. Pas kësaj, ai ka hequr maskën dhe u ka thënë punonjësve se “ka bërë shaka”, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Sipas Policisë, pas një kohe i dyshuari është paraqitur te zyrtarët policorë, të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga ai është konfiskuar një thikë, që dyshohet se është përdorur gjatë tentativës së grabitjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar