Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 14 nëntor 2026

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 07:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 14 nëntor 2026
Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë territorin dhe erë e fortë në bregdetShqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura, intervale kthjellimesh dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në ekstremin veriperëndimor të vendit. Gjatë ditës, shiu do të vijojë në mënyrë të herëpashershme në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Reshjet pritet të jenë kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore do të ketë momente me intensitet mesatar. Në disa zona nuk përjashtohen as shtrëngatat afatshkurtra. Edhe era do të jetë një tjetër element karakteristik i motit gjatë ditës. Ajo do të fryjë kryesisht nga jugu, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa herë pas here mund të arrijë deri në 16 m/s, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore. Ndërkohë, në det parashikohet dallgëzim me forcë 4-6 ballë, ndaj pritet të ketë kushte të trazuara detare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar