Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Hoti: Nuk mund të rrimë rehat, sepse kemi humbur tri palë zgjedhje, LDK-së i duhen ndryshime të mëdha

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 07:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hoti: Nuk mund të rrimë rehat, sepse kemi humbur tri palë zgjedhje, LDK-së i duhen ndryshime të mëdha
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet e reja në parti dhe arsyet pse kjo parti nuk po gjen qetësi. Sipas tij, në parti nuk mund dhe nuk duhet të ketë rehati, sepse lidershipi aktual i ka humbur tri palë zgjedhje radhazi, me një rezultat shumë të dobët. Hoti ka thënë se në vitin 2021 ka pasur reflektim të lidershipit të atëhershëm për humbjen e zgjedhjeve, pasi kandidatura e tyre për kryeministre kaloi në kampin tjetër politik. “Tani kemi tri palë zgjedhje të humbura dhe nuk ka përgjegjësi të qartë politike. Është e kuptueshme pse nuk po bëhemi rehat dhe, në fakt, nuk duhet të bëhemi rehat me këto rezultate zgjedhore që kemi pasur në tri palët e fundit të zgjedhjeve. Duhet ta riorganizojmë komplet veten tonë, duhet ta riorganizojmë mënyrën se si e bëjmë opozitën. Duhet ta shikojmë shtëpinë tonë politike se si do të rirreshtohemi pas një lidershipi të ri, që duhet të dalë nga një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe konkurrues. Ne nuk do të bëhemi rehat derisa t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë Hoti. Ish-kryeministri Hoti ka thënë se, për momentin, nuk mund të flasë nëse do të jetë edhe ai kandidat për kryetar të LDK-së, ndonëse në janar të këtij viti kishte shprehur vullnetin për të hyrë në garë për kreun e LDK-së. Megjithatë, atëherë ishin ndryshuar normat statutare për thirrjen e Kuvendit të partisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar