Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Besa e fiton ndeshjen e fortë me Prishtinën

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 20:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Besa e fiton ndeshjen e fortë me Prishtinën
Prishtina e Besa e kanë luajtur të premten mbrëma ndeshjen e fundit të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Pas një ndeshjeje të fortë, fitorja me rezultat 29:27 i takoi skuadrës pejane, Besa. E gjithë ndeshja ishte e barabartë. Në pjesën e parë Prishtina u shkëput në 16:13, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim. Pas minutës së 46-të, Besa doli në epërsi 21:20 dhe 22:20. Më pas pejanet u shkëputën edhe në tri gola dhe Prishtina nuk ia doli të kthehet më. Edona Radoniqi i shënoi tetë gola për Besën, kurse shtatë i kishte Dorentina Qufaj. Learta Gashi kontribuoi me gjashtë gola në fitore. Te Prishtina nëntë gola i shënoi Elda Hergaja e pesë të tjera Bulëza Maksuti. Besa tani është e katërta në tabelë me gjashtë pikë. Prishtina mbetet e gjashta me dy pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar