Politikë
Përplasje e ashpër në Kuvend: Ganimete Musliu kërkon llogari nga ministrja Rizvanolli për krizën energjetike
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shprehur kritika të ashpra në drejtim të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me menaxhimin e situatës energjetike në vend. Gjatë diskutimeve në Kuvend, Musliu theksoi se përderisa po zhvillohet ky debat, një numër i konsiderueshëm i fshatrave në Kosovë vazhdojnë të përballen me mungesë të furnizimit me energji elektrike.
Në një fjalim plot tension, deputetja opozitare kërkoi nga ministrja Rizvanolli që të fokusohet në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve, duke i bërë thirrje asaj që të garantojë stabilitet në furnizim gjatë stinës së dimrit dhe të ndërmarrë hapa konkretë për uljen e çmimit të rrymës, i cili sipas saj, është bërë i papërballueshëm për familjet kosovare.
“E nderuara ministre, vjedhni sa të mundni. Ajo çka po të them unë ty sot e për çfarë po kërkoj prej teje sot, a kanë me pasë qytetarët rrymë edhe a ka me u liru çmimi se u mbytën tu pagu. Jam dalë me të thanë garanto furnizim me rrymë 100 % për dimër. Liroje çmimin e rrymës”, deklaroi Musliu gjatë seancës.
Musliu kërkoi nga ministrja që t'i lërë mënjanë arsyetimet dhe të ofrojë përgjigje konkrete për masat që janë ndërmarrë për parandalimin e reduktimeve. Ajo shprehu qëndrimin se nga zyrtarët që janë pjesë e kabinetit qeveritar që nga viti 2020, siç janë ministrat Sveçla dhe Murati, nuk priten justifikime, por përgjegjësi për gjendjen aktuale.
“Ata që vjedhin e manipulojnë e kanë vendin tjetër kund. Nga ju ministre e Sveçla e Murati, që jeni në ministri të njëjta nga 2020-ta, s’pres justifikime boshe. Jo çka keni bo ju, jo se keni bo këto, dil fol çka ke bo ti. Çka ke bo që qytetarët mos me e ndje mungesën e rrymës”, përfundoi deputetja Musliu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: