Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Mos i klikoni! / Paralajmërimi i AKSK për mesazhet: Llogaria juaj bankare është bllokuar

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 19:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mos i klikoni! / Paralajmërimi i AKSK për mesazhet: Llogaria juaj bankare është bllokuar
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton se qytetarëve u dërgohen mesazhe ku pretendohet se llogaria e tyre bankare është bllokuar. Linku i përfshirë në SMS i drejton ata drejt faqeve të klonuara të bankave të nivelit të dytë, me qëllim vjedhjen e të dhënave të kartave dhe kodeve të verifikimit. AKSK këshillon qytetarët të mos klikojnë lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhënat bankare. Në rast se i kanë vendosur ato në faqet mashtruese, duhet të kontaktojnë menjëherë bankën përkatëse. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: “͏Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një rast mashtrimi që përdorte emrin e Bankës së Shqipërisë për t’u dërguar qytetarëve SMS me pretendimin se llogaria e tyre bankare ishte bllokuar. Link-u në mesazh i drejtonte përdoruesit te faqe të klonuara të disa bankave të nivelit të dytë, me qëllim vjedhjen e të dhënave të kartës dhe kodeve të verifikimit. – Mos klikoni lidhjet në SMS që pretendojnë se llogaria juaj bankare është bllokuar. – Mos jepni të dhënat e kartës apo kodet e verifikimit. – Verifikoni çdo njoftim përmes aplikacionit ose kanaleve zyrtare të bankës suaj. Banka e Shqipërisë nuk kërkon pagesa apo të dhëna kartash nga qytetarët. Nëse keni vendosur të dhënat tuaja në një nga këto faqe, kontaktoni menjëherë bankën për të marrë masat e nevojshme”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar