Sport
Refuzoi Serbinë për Austrinë dhe debutoi ndaj Kosovës, talenti i ri ndizni furinë e reagimeve në Beograd
Reklamë e Sponsorizuar
Një rast i bujshëm ka tronditur opinionin sportiv në Serbi, pasi një prej talenteve më premtuese ka vendosur t'i thotë jo kombëtares serbe, duke zgjedhur të përfaqësojë një shtet tjetër pikërisht në një duel përballë Kosovës.
Bëhet fjalë për futbollistin Vasilije Markoviq, i cili ka marrë vendimin historik që të mos veshë fanellën e Serbisë, vendit të origjinës së prindërve të tij, por të debutojë për vendlindjen e tij, Austrinë. Ky zhvillim ka shkaktuar zemërim të madh në mediat serbe, të cilat e kanë cilësuar këtë si një humbje të rëndë për futbollin e tyre.
Debutimi i Markoviqit u regjistrua të dielën e kaluar në stadiumin legjendar "Ernst Happel" në Vjenë, ku Austria triumfoi me rezultatin 3:1 ndaj Kosovës. Para rreth 47,000 shikuesve të pranishëm në shkallët e stadiumit, i riu u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 68-të të takimit.
Pas ndeshjes, vetë lojtar shprehu emocionet e tij përmes një postimi në rrjetet sociale: "Jam jashtëzakonisht mirënjohës që bëra debutimin tim me kombëtaren austriake. Kam ëndërruar për këtë moment çdo ditë që kur fillova të luaja futboll si fëmijë, dhe fakti që më në fund e vesha këtë fanellë është diçka që nuk do ta marr kurrë si të mirëqenë".
Megjithatë, ky hap ka sjellë një valë të madhe pakënaqësie dhe fyerjesh në profilin e tij personal. Publikimi i tij, dhe veçanërisht përzgjedhja e sfondit muzikor, ngritën një stuhi reagimesh dhe komentesh negative nga ndjekësit serbë, të cilët e konsideruan zgjedhjen e tij si tradhti. Përballë presionit të madh dhe kërkesave të shumta për të hequr përmbajtjen që sipas tyre shtonte turpin e kësaj ngjarjeje, Markoviq u detyrua që pas disa orësh të ndryshonte postimin në Instagram, duke e fshirë muzikën në sfond.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: