Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

FFK-ja del me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Izrael

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 16:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
FFK-ja del me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Izrael
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit. Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj sfide, FFK-ja ka bërë të ditur se në stadium do të ndalohet futja dhe përdorimi i një sërë gjësendeve, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve. Ndër sendet e ndaluara janë armët e çdo lloji dhe mjetet e mprehta, mjetet piroteknike, fishekzjarrët, flakadanët dhe mjetet eksplozive. Po ashtu, tifozët nuk do të lejohen të futin pije alkoolike, rreze lazer, dronë, pajisje të zërimit pa autorizim, si dhe banderola me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese. Në listën e gjësendeve të ndaluara përfshihen edhe çadrat dhe çdo send tjetër që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e tifozëve dhe pjesëmarrësve në stadium. FFK-ja ka rikujtuar gjithashtu se të gjithë tifozët duhet të kenë me vete një dokument të vlefshëm identifikimi, i cili do të kërkohet gjatë hyrjes në stadium. Për shkak të kontrolleve të detyrueshme të sigurisë në hyrje, Federata u ka bërë thirrje të pranishmëve që të planifikojnë ardhjen e tyre sa më herët, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe të sigurohet hyrja me kohë në stadium. Një tjetër njoftim i rëndësishëm ka të bëjë me parkimin. FFK-ja ka bërë të ditur se “Prishtina Parking” nuk do të jetë në funksion për këtë ndeshje, ndaj tifozët janë këshilluar që paraprakisht të planifikojnë parkimin e automjeteve në zona më të largëta nga stadiumi, për të shmangur trafikun dhe vonesat e mundshme. Në fund, Federata e Futbollit e Kosovës u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të disiplinuar, të tregojnë respekt dhe të përkrahin në mënyrë të zjarrtë Kombëtaren e Kosovës në këtë përballje ndaj Izraelit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar