Kronikë
Akademiku Kambovski: Besimi në drejtësi nuk fitohet me fjalë, por me zbatimin e ligjit për të gjithë
Reklamë e Sponsorizuar
Akademiku Vllado Kambovski ka theksuar se çdo prokuror, e jo vetëm ai i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka detyrim ligjor të ndërmarrë veprime sa herë që ekzistojnë dyshime të arsyeshme për vepra penale.
I pyetur nëse drejtoresha e re e kësaj prokurorie, Iskra Haxhi-Vasilleva, do të shfaqë guximin për të hapur hetime ndaj figurave me ndikim politik dhe ekonomik, Kambovski u shpreh se puna e prokurorit udhëhiqet rreptësisht nga parimi i ligjshmërisë.
"Nuk bëhet fjalë vetëm për Prokurorinë e Krimit të Organizuar, pasi ekzistojnë edhe struktura të tjera. Kjo është një prokurori e specializuar për një fushë të caktuar dhe, nëse ligji zbatohet njësoj për të gjithë, aty ku ka baza të mjaftueshme dyshimi, prokurori është i obliguar të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore dhe parimin e ligjshmërisë", deklaroi ai.
Megjithatë, ai vuri në dukje se sfida e vërtetë qëndron te zbatimi praktik i këtyre parimeve dhe te lufta kundër drejtësisë selektive.
"Kjo është një plagë e vjetër e jona që duhet të përbëjë prioritetin kryesor të reformave në sistemin e drejtësisë, si detyra e parë që duhet zgjidhur për të siguruar barabarësi para ligjit për çdo qytetar", përfundoi Kambovski.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: