Sport
Joachim Low ngrën alarmin: Bundesliga po dëmton rëndë Kombëtaren e Gjermanisë
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-selektori i Gjermanisë, Joachim Low, ka identifikuar një prej shkaqeve kryesore që sipas tij po ndikon negativisht në paraqitjet dhe rendimentin e deritanishëm të Përfaqësueses gjermane, duke drejtuar gishtin nga kampionati vendas, Bundesliga.
Njeriu që udhëhoqi “Panzerët” drejt lavdisë dhe triumfit të merituar në Kampionatin Botëror të vitit 2014, vlerëson se struktura aktuale e futbollit vendor nuk po e përgatit dhe nuk po i siguron ekipit kombëtar talentet e nevojshme për të bërë hapin e madh cilësor në arenën ndërkombëtare.
“Mendoj se Bundesliga është kthyer në një pengesë në këtë drejtim. Shumë klube të kampionatit tonë mjaftohen me lojtarë mesatarë në skuadër dhe për rrjedhojë kombëtarja nuk furnizohet me lojtarë niveli”, deklaroi ndër të tjera 66-vjeçari gjatë një interviste të dhënë për prestigjiozen “Kicker”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: