Sport
Edicioni i jubileut! Të dielën mbahet Maratona e Tiranës, zbardhet plani i plotë i bllokimit dhe devijimit të trafikut
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeqyteti do të mirëpresë këtë të diel edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës së Tiranës, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të vitit. Për shkak të shtrirjes së garës në akset kryesore rrugore të qytetit, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, ka ndërtuar një plan të detajuar masash për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve.
Sipas njoftimit zyrtar, kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të hyjë në fuqi duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit dhe do të shtrihet deri në orën 16:00 të pasdites, kohë gjatë së cilës qytetarët këshillohen të shmangin përdorimin e makinave në zonat e prekura nga gara.
Për sa i përket bllokimit të qarkullimit, do të jenë të mbyllura për qarkullimin e mjeteve këto segmente: Sheshi “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “George W. Bush”, rruga “Urani Pano”, rruga “Ismail Ndroqi”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me rrugën “George W Bush” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek ura e rrugës së Elbasanit, bulevardi “Gjergj Fishta” nga kryqëzimi me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.
Po ashtu, kufizime do të ketë edhe në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga e “Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga e “Kavajës” nga ura te shkolla teknologjike deri te kryqëzimi “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”. Gjithashtu, ndryshime të drejtimeve të detyruara do të zbatohen në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardit “Zhan D’Ark” me drejtime përkatësisht djathtas dhe majtas; në kryqëzimin e rrugës së “Dibrës” me drejtim rrugën e Barrikadave; në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tahsim” me drejtim rrugën “Tefta Tashko Koco”; në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”; në rrugën “Mine Peza”; në kryqëzimin “21 Dhjetori”; në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”; në kryqëzimin “Vasil Shanto”; në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”; në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”; si dhe në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”.
Sa i përket transportit publik, itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të pësojë ndryshime thelbësore. Konkretisht, Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe Linja 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” do të pezullohen përkohësisht, ndërsa ndryshime do të ketë edhe për Linjën Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: